SHBA, arrestohet një burrë që tentoi të kalonte Atlantikun me një rrotë gjigante

Amerika

SHBA, arrestohet një burrë që tentoi të kalonte Atlantikun me një rrotë gjigante

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 00:41
Foto ilustrim

Një burrë u përpoq të kalonte Atlantikun duke përdorur një rrotë gjigante e dizajnuar për brejtës. Reza Baluchi, nga Florida, u zbulua rreth 70 milje detare larg ishullit Tybee, Georgia, më 26 gusht, i cili u arrestua më pas.

Burri po përpiqej të arrinte deri në Mbretërinë e Bashkuar, rreth 4000 milje larg, një aventurë tepër ambicioze. Vihet re se rreth 10 vjet më parë, në vitin 2014, ai tentoi të zbatonte për herë të parë planin e tij, ku versioni i parë i rrotës “ujore” kushtonte 4500 dollarë.

Më vonë ai bëri tre tentativa në vitin 2016, pavarësisht se u kërcënua se do të dënohej me burg, ai nuk u dorëzua dhe në vitin 2021 u përpoq sërish, duke synuar të arrinte në Nju Jork.

Sipas deklaratës së arrestimit të Baluchit, roja bregdetare e SHBA-së e kapi atë ndërsa u afrua uragani Franklin, i cili përfshiu zonën muajin e kaluar. Të shqetësuar për sigurinë e tij, roja bregdetare u përpoq ta tërhiqte atë në breg dhe t’i jepte fund planit të tij të guximshëm.

Pavarësisht përpjekjeve të rojes bregdetare për të rikthyer Baluchin në tokë, ai u bë agresiv dhe madje kërcënoi se do të dëmtonte veten me thikë.

Më pas ai kërcënoi se do të shpërthente një bombë nëse dikush afrohej, gjë që alarmoi autoritetet, dhe ai u bllokua për tre ditë në det, kohë gjatë së cilës Baluchi arriti të mbijetonte me ushqime dhe furnizime të tjera që kishte me vete.

Më vonë doli se bomba nuk ishte e vërtetë dhe Baluchi dhe rrota e tij u kthyen në breg nga Roja Bregdetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat