Qëndroi 48 vite në burg pa kryer krim, amerikani lirohet në moshën 70-vjeçare – flet për herë të parë për kohën sa qëndroi prapa grilave

Amerika

Qëndroi 48 vite në burg pa kryer krim, amerikani lirohet në moshën 70-vjeçare – flet për herë të parë për kohën sa qëndroi prapa grilave

Më: 7 janar 2024 Në ora: 12:16
Glynn Simmons

Glynn Simmons shikoi nga dritarja e ulëses së pasagjerit teksa ngiste një mik veturën në autostradë në Tulsa, Oklahoma, SHBA.

Vështrimi i tij ishte fiksuar në qiellin e natës të ndriçuar nga yjet. Ishte një pamje që 70-vjeçari nuk mundi ta dëshmonte për gati gjysmë shekulli, pasi pjesën më të madhe të jetës e kaloi në burg për një vrasje që nuk e kreu.

“Është emocionuese të shikosh ndryshimin e stinëve, gjethet që bien, disa gjëra të thjeshta që nuk mund t’i shihja në burg. Nuk mund ta shijoja atë”, tha Simmons për BBC.

Simmons u la i lirë nga burgu në korrik 2023. Në dhjetor, u shpall i pafajshëm për vrasjen e vitit 1974 të Carolyn Sue Rogers.

Ishte gabimi më i madh gjyqësor në SHBA. Dënimi i tij u anulua pasi gjykata e qarkut konstatoi se prokurorët nuk ua kishin dorëzuar të gjitha provat avokatëve mbrojtës, duke përfshirë se dëshmitari kishte identifikuar të dyshuar të tjerë.

Ishte 22 vjeç kur ai dhe i pandehuri Don Roberts u dënuan me vdekje në 1975. Më vonë dënimi më i rëndë u ndryshua në burgim të përjetshëm.

“Do të gënjeja nëse do të thosha se nuk e kam humbur besimin. Shumë herë”, tha Simmons.

Duke folur për BBC këtë javë për lirimin e tij, betejën e tij me kancerin në fazën e katërt dhe shpresën që e ka mbajtur të kalojë 48 vjet pas hekurave.

“Pafajësia të ndihmon të ruash besimin tënd. Do të gënjeja nëse do të thosha se e bëja” të humb besimin, shumë herë. Por besimi është si goma – zgjerohet dhe tkurret”, shtoi ai.

Në janar 1975, Simmons ishte një nga disa personat e arrestuar në një festë me “akuza të rrejshme grabitjeje”.

Ata e sollën atë në stacion, ku policët i kërkuan të qëndronte në radhë për të identifikuar autorin e një vrasjeje të ndodhur një muaj më parë gjatë një grabitjeje të një dyqani pijesh alkoolike në periferi të Oklahoma City.

Vrasja e Carolyn Rogers, e cila punonte si shitëse kur u qëllua në kokë, ende nuk ishte zbardhur.

“Sapo kisha mbushur 21 vjeç. Nuk kisha përvojë paraprake me sistemin e drejtësisë penale. Nuk e dija se kisha të drejtën e një avokati, të drejtën për të refuzuar pjesëmarrjen. Nuk e kisha idenë”, tha Simmons.

Një grua që u qëllua në kokë gjatë një grabitjeje në një dyqan duhet ta kishte njohur të dyshuarin për vrasjen vetëm disa ditë pasi doli nga spitali.

Ajo nuk e identifikoi Simmons si autor. Në vend të kësaj, ajo tregoi të paktën tre persona të tjerë për identifikim, sipas avokatit të Simmons, Joe Norwood.

Sidoqoftë, Simmons u dënua me vdekje, edhe pse pretendonte se kishte qenë në Luiziana në kohën e vrasjes.

“Unë nuk e quaj një dështim të drejtësisë. Nuk ishte një gabim. Ishte një veprim i qëllimshëm. Ishte një shpërfillje e vetëdijshme e drejtësisë”, tha Simmons për BBC. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat