Në vazhdën e reagimeve ndaj sulmeve terroriste në Nice është edhe ai i kandidatit për president të SHBA-ve, Donald Trump.
Edhe pse akoma nuk është e qartë se kush gjendet pas sulmit, Trump ka thënë për Fox News se do t’i shpall luftë Shtetit Islamik nëse zgjidhet president.
Ai gjithashtu e ka quajtur grupin terrorist si një kancer dhe ka thënë se NATO duhet ta luftojë sa më shpejt atë.
Përveç kësaj, ai i ka kërkuar presidentit Obama ta emërojë problematikën si “Islam radikal”.