Koalicioni diskuton strategjitë për mposhtjen e IS-it

Amerika

Koalicioni diskuton strategjitë për mposhtjen e IS-it

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 08:31
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në koalicionin që lufton grupin militant Shteti Islamik kanë rënë dakord mbi një strategji të re për mposhtjen e militantëve, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter.

Ata do të mbërthejnë militantët në bastionet e tyre në Raka të Sirisë dhe Mosul të Irakut.

Carter, megjithatë, tha se kjo nuk do të eliminojë ideologjonë e tyre të dhunshme ose aftësinë për të sulmuar.

Vendet e koalicionit, gjatë takimit në Uashington, kanë diskutuar edhe planet për stabilizimin e zonave pasi të mposhtet Shteti Islamik.

Grupi xhihadist ka humbur pjesë të mëdha të territoreve, por vazhdon të kontrollojë zona edhe në Irak, edhe në Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat