New York: Hajdutët kapen pasi përdorin kartelat kreditore

Amerika

New York: Hajdutët kapen pasi përdorin kartelat kreditore

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 19:58
Ilustrim

Tre persona të dyshuar se janë hajdutë të miliona dollarëve nga bankat në qytetin e Nju Jorkut, janë kapur nga policia pasi e kanë përdorur një kartelë kreditore personale.

Ata janë zënë pasi kanë tentuar të blejnë pajisjet që i përdorin për të kryer vjedhje, raporton Reuters.

Të tre personat janë akuzuar të martën se kanë përdorur pipëza saldimi për të prerë kulmin e bankave në Brooklyn dhe Queens të Neë Yorkut.

Përmes atyre vrimave të krijuara në kulme ata kanë hyrë nëpër kupolat e bankave duke vjedhur shuma të mëdha parash.

Vjedhjet janë kryer në prill dhe maj të këtij viti, kanë njoftuar autoritetet federale dhe ato lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat