SHBA, parandalohet një sulm me bomba në kongresin amerikan

Amerika

SHBA, parandalohet një sulm me bomba në kongresin amerikan

Më: 2 gusht 2016 Në ora: 18:39
Kristofer Lee Cornell

Autoritetet amerikane kanë njoftuar se është arrestuar një person nga shteti Ohiao i cili synonte që përmes përdorimit të bombave cilindrike të sulmojë Kongresin amerikan dhe të gjuante në drejtim të qytetarëve sipas stilit të ISIS dhe ky person në prokurori ka thënë se kishte synuar të sulmonte Barak Obamen në vitin 2015 gjatë fjalimit të tij vjetor.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, duke cituar uebsajtin e New Jork Daily News, ky komplot u zbulua kur Kristofer Lee Cornell, 22 vjec, ka dalë para gjykatës për akuzat si mbështetja e një organizate terroriste dhe tentimi për vrasjen e zyrtarëve amerikanë. Prokurorët kanë anuluar akuzën e katërt dhe kërkojnë dënimin e tij me 30 vjet burgim.

Cornell u arrestua nga FBI në janar të vitit 2015, pas blerjes së dy pushkëve gjysmë-automatike dhe 600 fishekëve në një dyqan armësh në Kinikuti. Cornell para arrestimit kishte shpërndarë mesazhe në rrjetet sociale, ku kishte shkruar se synon të kryej xhihad të dhunshëm dhe kishte postuar video duke përkrahur grupin terrorist ISIS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat