Vazhdojnë përpjekjet e rimëkëmbjes në Luizianë

Amerika

Vazhdojnë përpjekjet e rimëkëmbjes në Luizianë

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 22:51
Luiziana

Në shtetin e Luizianës po dërgohen ndihma të mëdha për rimëkëmbjen pas përmbytjeve masive që shkaktuan 13 viktima dhe shkatërruan 60 mijë shtëpi. Më tepër se 100 mijë vetë janë regjistruar për të marrë ndihmë nga shteti.

Të prekurit nga nga kjo fatkeqësi natyrore vazhdojnë të pastrojnë dhe rindërtojnë shtëpitë e tyre, ndërsa vazhdojnë kërkimet për njerëz që mund të jenë bllokuar nga vërshimet e mëdha. Ato ishin kaq të fuqishme, saqë morën me vete edhe arkivolet nga disa varreza.

Kryqi i Kuq amerikan i përshkroi vërshimet si “më të mëdhatë pas uraganit Sandy”.

Mes 8 dhe 14 gushtit, në Luizianë ranë reshje në masën rreth 27 trilionë litra, tre herë më tepër se sa gjatë uraganit Katrina në vitin 2005, sipas shërbimit metereologjik.

Krahas me përpjekjet e rimëkëmbjes, vazhdojnë edhe ato për vlerësimin e dëmit. Agjencia Federale e Menaxhimin të Emergjencave thotë se deri tani ka shpërndarë ndihma me vlerën e më tepër se 34 milionë dollarëve.

Presidenti Barack Obama pritet të vizitojë të martën qytetin Baton Rouge të Luizianës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat