Të liruarit e Guantanamos sërish shfaqen në fushën e betejës

Amerika

Të liruarit e Guantanamos sërish shfaqen në fushën e betejës

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 16:00
Guantanamo

Dy persona të tjerë të liruar nga burgu amerikan i Guantanamos i janë bashkuar grupeve militante në gjashtë muajt e parë të 2016-s.

 Sipas qeverisë amerikane, të paktën 9 persona të liruar nga burgu famëkeq në gjirin Guantanamo në Kubë kanë përfunduar në fushën e betejës qëk ur presidenti Barack Obama mori detyrën në vitin 2009. 

Sipas raportit të zyrës së drejtorit të inteligjencës kombëtare, gjatë administratës së presidentit George Bush u liruan më shumë të burgosur nga Guantanamo dhe rrjedhimisht numri i atyre që rrokën armët me grupet militante ishte më i madh. 

Gjatë presidencës Bush u liruan 532 persona nga Guntanamo dhe 113 prej tyre u morën me aktivitete militante. Në total, gjatë administratës Obama janë liruar 161 të burgosur nga Guantanamo dhe vetëm 9 prej tyre i janë bashkuar grupeve militante. 

SHBA hapi burgun në Guantanamos në 2002, vitin pas sulmeve të në Nju Jork, për të ndaluar ata që cilësoheshin si të dyshuar për terrorizëm.

Shumica e të burgosurve aty janë mbajtur pa asnjë akuzë për më shumë se një dekadë dhe kjo solli kritika nga e gjithë bota. 

Obama shpresonte që ta mbyllte burgun gjatë vitit të tij të parë në detyrë, por kjo zor se do të ndodhë edhe tani që ai po e mbaron mandatin e tij të dytë dhe të fundit.

Planet e tij për mbylljen e burgut të Guantanamos janë kundërshtuar nga republikanët, por edhe nga disa demokratë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat