Dy persona kanë gjetur vdekjen pas një serie të shtënash në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në jug të qytetit, në zonën e njohur si “Cedar Hill”. Dyshohet se atentati ka lidhje me shtatë krime të ngjashme që janë kryer më parë në qytet.
Autori i ngjarjes, i cili besohet të jetë një i ri hispanik, është i armatosur dhe nuk është kapur ende nga policia. Uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të krimit.