Kolumbi: Nënshkruhet marrëveshja historike e paqes

Amerika

Kolumbi: Nënshkruhet marrëveshja historike e paqes

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 08:13
Presidenti Kolumbian Santos, majtas, dhe lideri rebel i njohur si Timochenko shtrënguan duart pas nënshkrimit të marrëveshjes

Presidenti i Kolumbisë Santos, dhe lideri rebel i njohur si Timochenko shtrënguan duart pas nënshkrimit të marrëveshjes, raporton BBC.

Qeveria kolumbiane dhe krahu i majtë i rebelëve FARC, kanë nënshkruar një marrëveshje historike e cila zyrtarisht  i ka dhënë fund 52 viteve të luftës civile.

Udhëheqësi rebel Timoleon Jimenez, i njohur si Timochenko, kërkoi falje për "të gjitha viktimat e konfliktit" dhe u përshëndet me brohoritje dhe duartrokitje.

 "Unë do të doja të kërkoj falje për të gjitha dhimbjet që i kemi shkaktuar gjatë kësaj lufte”, tha ai.

Mysafirët ishin veshur në të bardhë në ceremoninë në Cartagena, për të simbolizuar paqen.

Konflikti më i madh i Luftës së Ftohtë vrau rreth 260,000 njerëz dhe la 6 milionë të zhvendosur brenda vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat