Treni del nga binarët në afërsi të Nju Jork, dhjetëra të plagosur

Amerika

Treni del nga binarët në afërsi të Nju Jork, dhjetëra të plagosur

Më: 9 tetor 2016 Në ora: 08:58
ilustrim

Një tren pasagjerësh ka dalë nga binarët në afërsi të Nju Jorkut, duke lënë dhjetëra njerëz të plagosur, thonë zyrtarët amerikanë, shkruan BBC.

Lëndimet e marra nuk thuhen të jenë kërcënuese për jetën.

Treni mbante rreth 600 pasagjerë.

Raportet thonë se ai goditi një tren pune rreth 32 km në lindje të njësisë bashkiake Manhatan të Nju Jorkut.

“Fatmirësisht, raportet e hershme tregojnë se dëmtimet janë minimale”, tha guvernatori i New York, Andrew Cuomo.

Linja hekurudhore – një nga më të ngarkuarat në zonën e Nju Jork – u mbyll pas rrëzimit.

Muajin e kaluar, një grua u vra dhe 108 të tjerë u plagosën pasi një tren i udhëtarëve u përplas në një stacion hekurudhor në New Jersey.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat