Zyrtarizohet emërimi i Guterres Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Amerika

Zyrtarizohet emërimi i Guterres Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 16:42
Antonio Guterres

Njëqind e nëntëdhjetë e tri vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara e kanë zgjedhur me aklamacion ish kryeministrin e Portugalisë, Antonio Guterres, si Sekretar të ardhshëm të OKB-së.

Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Peter Thompson, tha se shtet anëtare e aprovuan me aklamacion rezolutën për zgjedhjen e tij në krye të OKB-së.

Guterres, 67-vjeçar, i cili ka shërbyer edhe si shef i OKB-së për Refugjatët për 10 vite deri në fund të dhjetorit të kaluar, do ta marrë detyrën si diplomati kryesor i botës më 1 janar, kur edhe mandati i dytë pesëvjeçar i Ban Ki-moonit mbaron.

Javën që shkoi, Këshilli i Sigurimit e nominoi me aklamacion Guterres për Sekretar të Përgjithshëm, pas gjashtë javësh vote informale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat