Mishelle Obama: Burrat nuk i trajtojnë gratë në këtë mënyrë

Amerika

Mishelle Obama: Burrat nuk i trajtojnë gratë në këtë mënyrë

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 14:07
Mishelle Obama

“Unë nuk mund ta besoj se kandidati për president të Shteteve të Bashkuara po mburret me sulmin seksual ndaj grave”, tha ajo gjatë një fushate në New Hampshire.

Mishelle Obama ka bërë dy ndër fjalimet më të mira në fushatën mbështetëse të vitit 2016 ndaj Hillary Clinton.

Të premten, zonja e parë bëri një qortim ndaj mburrjes së agresivitetit të Donald Trumpit, censurës dhe pikëpamjeve të tij të shprehura ndaj grave, shkruan CNN.

Mishelle Obama e denononcon Trumpin për sulmin seksual ndaj grave.

Ishte hera e dytë në këtë vit që Obama rrëmben audiencën duke drejtuar në secilën shtëpi mesazhe emocionale dhe të pazëvendësueshme.

“Burrat që ju dhe unë i njohim, nuk  i trajtojnë gratë në këtë mënyrë”, tha zonja e parë, Mishelle Obama në tubim.

“Unë nuk mund të besoj se kandidati për president të Shteteve të Bashkuara mburret me sulmin seksual ndaj grave”, tha ajo gjatë një fushate në New Hampshire.

“E kam dëgjuar këtë dhe e kam ndjerë si personale”, tha ajo.

“Dhe jam e sigurt se shumica prej jush keni ndjerë njejtë, sidomos gratë. Komentet e turpshme për trupat tanë. Mos respekti ndaj ambicieve dhe intelektit tone. Besimi se ju mund të bëni çfarë të doni me një grua. Kjo është mizore, e frikshme. Dhe e vërteta është se dhemb”, tha Obama.

Fjalimi erdhi vetëm një ditë pasi zonja e parë shënoi nismën e arsimit të vajzave të saj në Shtëpinë e Bardhë, duke këmbëngulur se SHBA duhet të shërbejë si model për vendet e tjera, për trajtimin e grave të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat