Parashohej të kryenin një masakër të vërtetë, shmanget sulmi terrorist në SHBA

Amerika

Parashohej të kryenin një masakër të vërtetë, shmanget sulmi terrorist në SHBA

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 16:39
Foto

Tre persona u arrestuan në Kansas, në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, pasi dyshohet se po planifikonin një sulm me bombë ndaj disa emigrantëve somalezë. Curtis Allen 49 vjeç, Gavin Ëright 49 vjeç dhe Eugene Stein 47 vjeç, kishin mbledhur një sërë armësh zjarri dhe materiale shpërthyese për të kryer sulmin.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi se ata janë anëtarë të një grupi të quajtur “Kryqtarët.” Sipas prokurorëve federalë amerikanë, Atentati terrorist që ata kishin planifikuar parashikohej të ishte një masakër e vërtetë, me mbi 100 të vdekur. Shënjestra e tyre mësohet se ishte një bllok apartamentesh ku jetojnë më shumë se 120 emigrantë somalezë, si edhe në një xhami, të frekuentuara nga këta të fundit.

Tre të arrestuarit dyshohet se do të godisnin më datë 9 Nëntor, një ditë pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Hetuesve iu deshën rreth 8 muaj hetime për t’u infitruar në kulturën e urrejtjes dhe dhunës së këtij grupi. Nëse do të provohen akuzat, të arrestuarit do të dënohen me burgim të përjetshëm. Këshilli islamik në SHBA, ngriti edhe një herë alarmin për rritje të islamofobisë në vend, duke u bërë thirrje aktorëve politikë mos e nxisin atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat