Obama: I paprecedent lajkatimi që Trump i bën Putinit

Amerika

Obama: I paprecedent lajkatimi që Trump i bën Putinit

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 18:47
Obama

Lajkatimi që kandidati republikan për president, Donald Trump i bën presidentit rus, Vladimir Putin me anë të elozheve është një fakt i paprecedent dhe jo në linjë me politikën amerikane, deklaroi sot presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë një konferencë shtypi me kryeministrin italian, Matteo Renzi, në Shtëpinë e Bardhë.

"Kjo është e paprecedent në politikën amerikane”, deklaroi Obama.

Presidenti amerikan hodhi poshtë edhe fjalët e përhapura për përplasje mes FBI-së dhe Departamentit amerikan të Shtetit për çështjen e e-mail-eve të ish-sekretares së Shtetit, Hillary Clinton.

”Nuk është e vërtetë”, deklaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat