Zgjedhjet Presidenciale - Sondazhet nxjerrin fituese Clinton me 52%

Amerika

Zgjedhjet Presidenciale - Sondazhet nxjerrin fituese Clinton me 52%

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 08:33
Debati

Në një sondazh të publikuar nga agjencia amerikane e lajmeve CNN në bashkëpunim me ORC, Hillary Clinton është qartë fituesja.

52% e shikuesve të debatit e panë kandidaten demokrate si fituese, kundrejt 39% që votuan për Trump.

Mbrëmjen e djeshme u bë dhe debati i tretë e i fundit presidencial që u shoqërua me debate të ashpra mes dy kandidatëve.

Edhe në dy debatet e para sipas sondazheve Clinton është shpallur fituese.

Dy shtetet më kyçe të SHBA-së anojnë nga demokratët, Florida dhe Nevada. Edhe dy shtete të tjera që gjithmonë kanë votuar për republikanët, Utah dhe Arizona, tani kanë kthyer mendjen.

Trump në debatin presidencial të fundit deklaroi se zgjedhjet janë të manipuluara, dhe refuzoi të komentojë nëse do të njohë rezultatin e zgjedhjeve të 8 nëntorit, nëse ai i humb ato.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat