Sondazhi: Clinton në avantazh ndaj Trump

Amerika

Sondazhi: Clinton në avantazh ndaj Trump

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 19:47
Clinto- Trump

Hillary Clinton ka shënuar 12 pikë më shumë se rivali i saj republikan Donald Trump, sipas sondazheve të realizuara të dielën në garën për kreun e Shtëpisë së Bardhë, shkruan AFP.

Kandidati republikan i nominuar për president të ShBA-ve Donald Trump ka pasur një rënie në sondazhe që nga komentet e tij të turpshme ndaj grave.

Ai gjithashtu ka hezituar të tregojë nëse do të pranojë rezultatet e zgjedhjeve në rast se humbet garën ndaj Clinton, transmeton KosovaPress.

Clinton kryeson me 50 përqind deri në 38 përqind, sipas sondazhit të ABC News. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat