Trump: Procesi i zgjedhjes së kabinetit, shumë i organizuar

Amerika

Trump: Procesi i zgjedhjes së kabinetit, shumë i organizuar

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 09:53
Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump ka mbrojtur procesin e kalimit në Shtëpinë e Bardhë, pas rrëmujës mediatike rreth emërimeve të ekipit të tij

Trump  shkroi në twitter se procesi i zgjedhjes së kabinetit të tij është "shumë i organizuar".

Mediat amerikane thonë se dy anëtarë të lartë që punonin për sigurinë kombëtare kanë qenë të detyruar të lënë këtë pozitë, shkruan BBC.

Trump, ka zëvendësuar tashmë Guvernatorin e New Jersey,  Chris Christie me zëvendëspresidentin e  zgjedhur Mike Pence në krye të ekipit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat