Vendosen bombë të rreme në shkollë, për të vjedhur bankën

Amerika

Vendosen bombë të rreme në shkollë, për të vjedhur bankën

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 23:12
Ilustrim

Një çift nga Alabama e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është arrestuar nën akuzën e vendosjes së një bombe të rreme në një shkollë.

Alarmi i rrem ishte dhënë për sulm terrorist në shkollën fillore, kurse pas arrestimit çifti ka deklaruar se bombën e rrejshme e ka vendosur për të regjistruar policinë, gjatë ndërhyrjes për asgjësimin e bombës.

Por policia beson se qëllimi i të arrestuarve mund të ishte tërheqja e vëmendjes së policisë përmes kërcënimit me bombë, në mënyrë që të mund të vidhin një bankë që gjendje afër shkollës/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat