Donald Trump thyen edhe një premtim të madh parazgjedhor, atë për NATO-n

Amerika

Donald Trump thyen edhe një premtim të madh parazgjedhor, atë për NATO-n

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 14:40
Donald Trump

Presidenti i sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka siguruar shefin e NATO-s se SHBA-ja mbetet e përkushtuar fuqishëm ndaj aleancës ushtarake, edhe pse republikani kishte bërë kritika të mëdha ndaj saj gjatë fushatës së suksesshme presidenciale.

Gjatë fjalimeve të mbajtura në muajt e fundit, Trump u kishte thënë përkrahësve: “NATO është e vjetërsuar dhe nuk përfaqëson më vlera të mira për SHBA-n”.

Mandje, Trump kishte thënë se shpërbërja e NATO-s nuk do të ishte aspak e keqe.

Tash, në atë që duket se është kthesa më e fundit e ndryshimit të qëndrimeve të Trump, qëkur u zgjodh president, ai raportohet të jetë tërhequr nga kritikat e bëra ndaj organizatës së NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë sot për BBC se ai kishte folur personalisht me Trumpin qëkur u shpallen rezultatet e zgjedhjeve.

“Trump shumë qartë ma ka thënë mua dhe liderëve evropianë pasi që u zgjodh president se ai dhe Shtetet e Bashkuara do të mbesin të përkushtuara fuqishëm ndaj NATO-s dhe se garancitë për siguri në Evropë qëndrojnë,” ka thënë Stoltenberg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat