RCN: Objekti i mistershëm në Paqësor nuk është bombë bërthamore

Amerika

RCN: Objekti i mistershëm në Paqësor nuk është bombë bërthamore

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 12:29
Objekti misterioz

Një objekt misterioz i gjetur nga një zhytës në ujërat e Paqësorit në brigjet e British Columbia nuk është një bombë bërthamore e humbur prej kohësh, njoftoi dje në mbrëmje vonë marina kanadeze ”The Royal Canadian Navy” (RCN).

“Marina dërgoi ‘HMCS Yellowknife’, një anije e mbrojtjes bregdetare, në fillim të javës për të hetuar dhe konfirmuar se objekti nuk ishte një bombë e pashpërthyer dhe se nuk përbën asnjë rrezik për popullatën lokale”, deklaroi ”Royal Canadian Navy”.

“Ne jemi të kënaqur që “HMCS Yellowknife” arriti të gjejë objektin dhe të përcaktojë se nuk është një municion i pashpërthyer ushtarake dhe RCN-ja  është e lumtur të shuajë shqetësimet e komunitetit lokale”, tha RCN-ja.

“Objekti ishte i vendosur në një pjesë metalike dhe duket të jetë një pjesë e pajisjeve industriale”, sipas deklaratës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat