Obama: Historia do të vlerësojë ndikimin e Castros në botën rreth tij

Amerika

Obama: Historia do të vlerësojë ndikimin e Castros në botën rreth tij

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 17:29
Barack Obama dhe presidenti i Kubës, Raul Castro, gjatë konferencës së përbashkët për gazetarë në Havanë më 21 mars të këtij viti

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, sot e ka ngushëlluar familjen e Fidel Castros dhe theksoi se historia do ta vlerësoj ndikimin e Castros në Kubë dhe në botë.

“Në këtë kohë të vdekjes së Fidel Castros, ne e zgjasim dorën e miqësisë te populli kuban”, tha Obama dhe ka shtuar se “historia do ta shënoj dhe vlerësoj ndikimin e madh të kësaj figure të vetme në popullin dhe botën rreth tij”.

Mëtutje, në kumtesën e tij me rastin e vdekjes së ish-liderit revolucionar të Kubës, Fidel Castro, zoti Obama ka theksuar se gjatë presidencës së tij kishte punuar “që të kaluarën ta lente prapa”, derisa kishte punuar për të ardhmen, e cila ishte ndërtuar në gjërat që ishin të përbashkëta, raporton agjencia Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat