Nisin talljet në internet me vajzën e Trump

Amerika

Nisin talljet në internet me vajzën e Trump

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 16:29
Ivanka Trump

Një postim i Ivanka Trump në rrjetet sociale, është shoqëruar me tallje të shumta në drejtim të saj.

Vajza e presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, ka publikuar një fotografi të djalit të saj për ta uruar për tetëmujorin e lindjes.

Mirëpo, në përshkrim, ajo ia ka uruar ditëlindjen – që në fakt urohet vetëm çdo vit!

 

I cannot believe that Theodore is 8 months old today! Happy birthday little teddy bear! ????????????

A photo posted by Ivanka Trump (@ivankatrump) on

“Nuk mund të besoj se Theodore i ka mbushur tetë muaj. Urime ditëlindje arushi im i vogël!”, ka shkruar ajo.

Ky postim është shoqëruar me tallje të shumta, teksa komentuesit ia sqarojnë se ditëlindja nuk festohet çdo muaj.

Theodore, i cili ka lindur në muajin mars, është fëmija i tretë i Ivankas me Jared Kushner. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat