Ndizen dritat e Pemës së Krishtlindjeve 2016 në Rockefeller Center- Nju Jork

Amerika

Ndizen dritat e Pemës së Krishtlindjeve 2016 në Rockefeller Center- Nju Jork

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 3 dhjetor 2016 Në ora: 07:05
Foto nga ndezja e dritave te Pemes se Krishlindjeve

Sezoni i Krishtlindjeve, është hapur zyrtarisht në Nju Jork, metropolin e botës, prej ditës së mërkurës ( 1 dhjetor 2016 ), duke ardhur me madhështinë e tij në mesin e njujorkezve , por jo vetëm në qendrën e famshme Rockfeller Center, tashmë ata e veshtron në çdo rrugë, çdo dyqan, institucion, apo edhe shtëpi, e cila, është e zbukuruar me dritat plot ngjyra, lodrat me ndriçim dhe me pemën e tyre.

Mijëra njerëz u mblodhën të mërkurën në mbrëmje, në qytetin e Nju Jorkut për të parë ndezjen e dritave ose si quhet ndryshe ndriçimin vjetor të pemës së Krishtlindjeve në Qendrën Rockefeller. 

Kësaj rradhe ishte pikërisht Kryebashkiaku i qytetit Bill de Blasio, ai që ndezi dritat e pemës mbrëmë, si pjesë e një tradite 84 vjeçare.
Një pemë e lart kjo 94-foot dhurat nga një fermer nga Oneonta, Nju Jork, për t'ja dhuruar simbas traditës, qendres Rockefeller Center. 

Pema nuk do të jetë vetëm spektakli në shesh - shkruan shtypi lokal, por vendi ku çdo ditë dhe mbrëmje, qindra mijëra banorët e Nju Jorkut, dhe turistët e huaj si dhe mysafirët e njujorkezve  nga të katër anët, vijnë e vizitojnë pemen në Rockefeller Center dhe bëjnë një fotografi.

Ceremonia vjetore e ndriçimit të pemës, e cila u transmetua drejtpërdrejt nga Televizioni NBC mërkurën në orën 8 pm - eshte çdo ditë e hapur me spektakle nga artistët dhe këngëtarët njujorkez. 

"Krishtlindjet në Rockefeller Center" , jane të veçantë, ato këtë vit u hapën me Natalie Morales, Matt Lauer, Savannah Guthrie dhe Al Roker. 
Ndërkohë, që Tony Bennett, Neil Diamond, Josh Groban, Tori Kelly dhe Garth Brooks janë vetëm disa nga figurat e famshme që shikuesit kan për të parë gjatë këtyre 25 ditëve.

Gjithashtu, ata që dëshirojnë për t'u argëtuar dhe adhurojë patinazhin në akull mund të  vinë në Rockefeller Center te pista e akullt  e cila është zgjeruar deri në 150 skaters, dhe  mund të jenë gati per tu argëtuar me patinazh akulli në një kohë. 

Një numër i yjeve ose nga ata qe njihen si big-name - emra të medhenjë nga muzikë, filma dhe televizioni, do të bashkohen çdo mbrëmje 30,000 dritave të pemës me një spektakel që se keni parë, para syve tuaj.

 Pema e Krishtëlindjeve, është një dhurat për Nju Jorku, në qendren Rockefeller Center, një nga traditat më të famshme kjo në Shtetet e Bashkuara .

Sipas Enstar kjo traditë e Krishtlindjeve transmetohet çdo vit nga kanali televizivë NBC, e cila organizon pothuajse për çdo mëngjes dhe natë, spektakle me interpretues me emra të mëdha artistësh dhe këngëtarësh amerikan, duke filluar qysh me ceremoninë e  natës së parë të ndriçimit të pemës së Krishtlindjeve në qendrën Rockfeller në Nju Jork.

Një ndër televizionet më të shikuara amerikane dhe më të vjetërit, NBC – i cili e ka bazën e tij në New York dhe pikërishtë në një gradaciele të kësaj qendre, ka organizuar për çdo vjet ceremoninë në Rockefeller Center për ndriçimin e  pemës . 

NBC- ja, ka qenë i parë kanal televizivë amerikan në ndriçimin e kësaj me transmetim televizivë drejtëpërsëdrejti qysh në vitin 1951. 
Kjo ka ndodhur gjatë transmetimit me spektaklin e asaj kohe  me ” Kate Smith Show . ” e cila, vazhdoi të jetë një ikonë e ekranit amerikan në mbarë vendin me shown televiziv ” Howdy Doody ”  1953-1955.

Pas ceremonisë së ndriçimit , pema do të mbetet e ndezur në mes orës 5:30 deri në 11:30 dhe për 24 orë vetëm në ditën e Krishtlindjeve dhe Vitin e Ri . 

Dita e fundit për të parë bredhin e famëshëm të Krishtëlindjes do të jetë 7 janari 2017. 
Më pastaj pema e Krishtëlindjes në Qendrën Rockfeller në Nju Jork, do të grihet në lëndë druri dhe do të shitet, që fitimet të u dhurohen për të ndihmuar njerëzit e varfër nëpërmjet shoqatës bamirëse Habitat for Humanity .

Pjesëmarrja për ceremoninë e ndriçimit është i lirë , por është e rekomandueshme për të shkuar atje pak më heret, ngaqë mbremjeve mblidhen  dhjetramijëra njerëz për të parë pemën e Krishtlindjeve në Rockefeller Center ne qytetin e Nju Jorkut.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat