Bergdahl kërkon të falet nga presidenti Obama

Amerika

Bergdahl kërkon të falet nga presidenti Obama

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 20:59
Rreshteri i ushtrisë amerikane, Bowe Bergdahl

Rreshteri i ushtrisë amerikane, Bowe Bergdahl, ish i burgosur i luftës i akuzuar se ka rrezikuar bashkëluftëtarët duke u larguar nga pozita e tij në Afganistan, i ka kërkuar presidentit, Barack Obama që ta fal para se t’i përfundoj mandati.

Lajmi i raportuar nga agjencia e lajmeve, Associated Press është mbështetur në konfirmimin e Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit amerikan të Drejtësisë.

Nëse e siguron faljen, atëherë ai e eviton përballjen me gjykatën ushtarake ku akuzohet për dezertim dhe sjellje të keqe para armikut. Kjo e fundit përmbanë edhe dënimin maksimal, burgim të përjetshëm.

Në vitin 2009, Berhdahl është larguar nga posti i tij në Afganistan, pas së cilës është marrë peng nga talibanët duke u mbajtur i mbyllur për pesë vjet. Ai u lirua pasi presidenti Obama u pajtua që ta shkëmbejë atë me pesë militant islamik pjesëtarë të talibanëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat