Arrin në 36 numri i të vdekurve në Oakland

Amerika

Arrin në 36 numri i të vdekurve në Oakland

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 20:22
Pamje nga zjarri në Oakland të Kalifornisë

Numri i viktimave që humben jetën nga zjarri që përfshiu një klub gjatë fundjavës së shkruar në Oakland të Kalifornisë, është rrit në 36 dhe zjarrfikësit kanë pezulluar më tej të kërkimet për shkak të rrezikut të shembje së ndërtesës.

Deri më tani janë identifikuar 11 viktima. Shumica e të vdekurve janë nga 20 deri në 30 vjeç, por në mesin e tyre ishte edhe një djalë 17 vjeçar.

"Unë ende nuk e di shkakun e zjarrit dhe ne jemi të bindur se numri i viktimave do të rritet", tha shefja e zjarrfikësve, Teresa Deloach Reed, raporton AFP.

Ajo theksoi se zjarrfikësit kanë kërkuar për viktima nën muret e paqëndrueshme, që kërcënojnë të rrëzohen dhe zjarrfikësit janë ekspozuar ndaj rrezikut.

Reed theksoi se në kohën kur ka shpërthyer zjarri në klub ishin nga 50 deri në 100 njerëz.

Zjarri shpërtheu në natën mes të premtes dhe të shtunës, gjysmë ore para mesnatës sipas kohës lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat