Meksikë: Nga eksplodimi në tregun e fishekzjarreve – 31 persona të vrar

Amerika

Meksikë: Nga eksplodimi në tregun e fishekzjarreve – 31 persona të vrar

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 07:29
Pamje pas eksplodimit të djeshëm në një treg të fishekzjarreve në Meksikë

(E plotësuar) - Së paku 31 vetë janë vrarë e dhjetëra të tjerë janë plagosur, nga një eksplodim në një treg të fishekzjarreve në afërsi të kryeqytetit të Meksikës, kanë thënë autoritetet në këtë vend.

Eksplodimi dhe zjarri e kanë përfshirë një treg të hapur në Tultepec, 20 mila në veri të kryeqytetit, Qyteti Meksiko, derisa dje pasdite ishte i mbushur me njerëz që blenin fishekzjarre për festat e fundvitit.

Një televizion lokal ka transmetuar pamje të ekslodimit shumëngjyrësh në të gjitha drejtimet dhe tym masiv, derisa njerëzit largoheshin në panikun e madh.

Fishekzjarret kanë vazhduar të kërcasin dhe shpërthejnë edhe një kohë të gjatë pas eksplodimit, ndërsa ekipet e situatave të emergjencës nuk kishin mundësi tjetër, por të lejonin që fishekzjarret të shpenzoheshin.

Image

27 të vdekur dhe mbi 60 të plagosur nga shpërthimi në Meksikë

Së paku 27 persona kanë vdekur dhe mbi 60 janë plagosur pas shpërthimit të fishekzjarrëve në një fabrikë në periferi të kryeqytetit të Meksikës, Mexico City.

Videoja nga vendi i ngjarjes tregon momentin e shpërthimi dhe krijimin e tymit nga vendi ku ndodhi ngjarja.

Kryqi i Kuq i Meksikës tha se 25 ambulanca janë dërguar në vendin e ngjarjes.

Banorët lokalë u sugjeruan që të qëndrojnë sa më larg vendit të shpërthimit.

Guvernatori i shtetit, Eruviel Avila tha se prioriteti kryesor ishte kujdesi për të lënduarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat