Brazil: Shkon në 27 numri i të vdekurve nga dhuna në një burg

Amerika

Brazil: Shkon në 27 numri i të vdekurve nga dhuna në një burg

Më: 15 janar 2017 Në ora: 23:41
Burg

Të paktën 27 persona kanë vdekur gjatë trazirave që zgjatën për 14 orë në një burg në Brazil, kanë njoftuar autoritetet.

Autoritetet braziliane fillimisht kanë raportuar se numri i të vrarëve është dhjetë. Por ky numër tashmë pothuajse është trefishuar dhe ka frikë se mund të rritet.

Dhuna në mes të anëtarëve të dy bandave rivale shpërtheu pasditen e së shtunës në burgun Alcacuz.

Më herët, zyrtarët e këtij burgu njoftuan se disa prej viktimave u ishte hequr koka.

Ekipet e forenzikës kanë thënë se shumicës së viktimave u është hequr koka ose pjesë të tjera të trupit. Ata kanë treguar se shumica e të vrarëve janë hedhur në një kanal.

Akoma nuk është e qartë nëse zyrtarë të burgut dhe oficerët e policisë janë lënduar gjatë këtij incidenti.

Kjo është trazira e tretë e madhe që ka ndodhur në burgjet braziliane vetëm këtë vit. Rreth 100 të burgosur u vranë më herët gjatë këtij muaji, në trazirat në burgjet në shtetet Amazonas dhe Roraima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat