Ivanka, Vajza e Parë më e fuqishme në SHBA

Amerika

Ivanka, Vajza e Parë më e fuqishme në SHBA

Më: 16 janar 2017 Në ora: 21:33
Ivanka Trump

Njerëzit e afërt e përshkruajnë si të mençur, të pavarur dhe të pathyeshme.

Tani, Ivanka Trump, duket të bëhet Vajza e Parë më me ndikim dhe më e fuqishme në historinë amerikane.

Vëllai i saj Don Jr, në një intervistë të mëhershme kishte zbuluar se Donald Trump e vlerëson shumë mendimin e saj.

“Ai beson te ajo”, tha Don Jr për Cnn.

Conway, i cili ka shërbyer si menaxher  së Donal Trump në muajt final të kampanjës presidenciale, e ka përshkruar marrëdhënien e tyre ‘at-bijë’ si të ‘pathyeshme’.

Sipas tij, Ivanka ishte zëri vendimtar dhe çelësi i diskutimeve gjatë fushatës. Ajo e kishte këshilluar gjithmonë babanë.

Këtë ‘vend’ të veçantë Ivanka e kishte te babai edhe në jetën e tij si biznesmen.

Ivanka është 35 vjeçare dhe nënë e tre fëmijëve. Që nga viti 2009 ajo është e martuar me Jared Kushner.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat