‘2 milionë pjesëmarrës!’ Uashingtoni përgatitet për inagurimin e Donald Trump

Amerika

‘2 milionë pjesëmarrës!’ Uashingtoni përgatitet për inagurimin e Donald Trump

Më: 19 janar 2017 Në ora: 09:49
Donald Trump

Uashingtoni po bën përgatitjet e fundit për inagurimin e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të nesërmen.  

Trump, përmes një postimi në Twitter, u ka bërë thirrje njerëzve të marrin pjesë në festimet e së premtes.Ekipi i miliarderit ka thënë se deri në dy milionë njerëz mund të marrin pjesë në inaugurim.

Por, dy kongresmen nga Nju Jorku, Jerrold Nadler dhe Adriano Espaillat, i janë shtuar grupit të rreth 50 demokratëve, që kanë thënë se do të bojkotojnë inagurimin e presidentit.

Sipas tyre, Trump nuk është i përshtatshëm dhe përbuz liritë civile.

Tela me gjemba dhe barriera ta tjera janë ngritur për të ruajtur sigurine gjate manisfetime por edhe protestave jane njofuar, shkruan "NBC News.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat