CNN: Çfarë ndodh nëse ditën e inaugurimit vritet Trump, Pence, Ryan?

Amerika

CNN: Çfarë ndodh nëse ditën e inaugurimit vritet Trump, Pence, Ryan?

Më: 19 janar 2017 Në ora: 22:06
Trump, Pence, Ryan

Çfarë ndodh nëse Donald Trump dhe zëvendësi i tij, Mike Pence, vriten ditën e inaugurimit.

Këtë pyetje e sqaron rrjeti CNN në një material të publikuar dje që merr parasysh më të keqen.

Radha i vjen Paul Ryan, kreu i Kongresit, mandej kreut të Senatit, të gjithë të pranishëm në ceremoni.

Po sikur të gjithë të vriten?

Protokolli i transferimit të pushtetit parashikon që përzgjedhja të fillojë nga një prej sekretarëve. Mirëpo sekretari i Shtetit Kerry jep dorëheqjen para inaugurimit.

Në këtë rast, siç sqaron CNN ka një “të mbijetuar të paracaktuar” i cili pikërisht për kësi rastesh nuk merr pjesë në ceremoni.

Materiali është sqarues, por njësoj si lajmet e herpashershme të rrjeteve të ndryshme për vdekjen e Trump në detyrë, nuk është pritur edhe aq mirë./tema

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat