Zbulohet vendi ku do të shkojë Barak Obama pas betimit të Trump

Amerika

Zbulohet vendi ku do të shkojë Barak Obama pas betimit të Trump

Më: 20 janar 2017 Në ora: 12:52
Barak dhe Mishel Obama

Pas ceremonisë së inaugurimit të presidentit Donald Trump, ai që do të jetë prej pasdites së sotme ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, dhe bashkëshortja e tij Mishel, do të udhëtojnë drejt bazës ushtarake “Andrews”, pranë Uashingtonit.

Rreth orës 18:45 (sipas orës së Shqipërisë), me një helikopter, çifti që drejtoi për 8 vjet SHBA-në, do të zhvendoset nga Hyrja Perëndimore e Kapitolit, drejt bazës “Andrews” për një qëndrim të shkurtër.

Më pas, Barak dhe Mishel Obama do të udhëtojnë drejt Kalifornisë për të qëndruar disa ditë.

Ata kanë vendosur të jetojnë në Uashington për shkak të shkollimit të vajzave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat