Trump e 'mashtron' gruan e tij në publik, ja si ia kthen ajo

Amerika

Trump e 'mashtron' gruan e tij në publik, ja si ia kthen ajo

Nga: A.Zh Më: 20 janar 2017 Në ora: 14:59
Donald dhe Melania Trump

Melania Trump, e cila pas më pak se orësh do të bëhet Zonja e Parë e SHBA-ve, u është drejtuar masës në një drekë në kuadër të ceremonisë së inaugurimit të burrit të saj Donald Trump si president.

Burri i saj, presidenti i zgjedhur Donald Trump, pasi përfundoi fjalimin e tij, e mashtroi atë në mikrofon, shkruan Daily Mail, përcjell bota sot.

“A do të thuash ca fjalë edhe ti?”, iu drejtua Trump, gruas së tij, e cila duket se nuk e kishte paramenduar një fjalim të tillë në drekën që u mbajt në një nga hotelet luksoze të biznesmenit në Kapitol Hill.

Në fjalën e saj një-minutëshe, Melania ka falënderuar ligjvënësit amerikanë për mbështetjen e tyre, dhe ka përsëritur sloganin e famshëm të burrit të saj “Do ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe”.

Pas kësaj, ajo fitoi një puthje në skenë nga Trump./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat