Trump ngrin të gjithë rregulloret e fundit të Obamës

Amerika

Trump ngrin të gjithë rregulloret e fundit të Obamës

Më: 20 janar 2017 Në ora: 15:51
Donald Trump dhe Melania, gjatë ballos Presidenciale

(E plotësuar) - Si një nga vendimet e para, presidenti i ri amerikan, Donald Trump ka vendosur ngrirjen e përgjithshme të rregulloreve të reja më 20 janar, duke ndaluar kështu urdhërat e nisura nga parardhësi i tij, Barack Obama.

Ngrirja aplikohet ndaj një numri të gjërë të rregullave prej atyre që kanë qëllim ndalimin e ndryshimeve klimatike, ndërprerjen e krimeve në “Wall Street” e deri te propozimi për zvogëlimin e polisave të sigurimit për hipoteka, por edhe programin e ashtuquajtur “Obamacare” që ofron siguri shëndetësore për miliona amerikanë.

Memorandimi nga shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Reince Priebus thotë se agjencitë federale duhet të ndalojnë punën në bazë të këtyre rregulloreve dhe të mos dorëzojnë për publikim asnjë rregullore të përfunduar në Regjistrin Federal derisa të emëruarit e Trumpit t'i rishikojnë ato.

Dekreti shtynë për kohë të pacaktuar këto rregullore pasi shumica e të nominurave nga presidenti Trump nuk janë konfirmuar ende nga Senati.

Memorandumi i Priebus gjithashtu kërkon që edhe rregulloret që janë publikuar në Regjistrin Federal, por nuk kanë filluar të zbatohen ende, të shtyhen për 60 ditë derisa të bëhet rishikimi i tyre.

Priebus ka thënë se Drejtori i Buxhetit i Shtëpisë së Bardhë mund të bëjë përjashtime për rregullore kritike që të fillojnë së zbatuari.

Dokumenti është i ngjajshëm me atë që shefi i stafit të Obamës e ka ndërmarrë, një ditë pas inaugurimit të Obamës në vitin 2009.

Trump vallëzon dhe këndon në Ballon Presidenciale

Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania, e kanë bërë vallëzimin e tyre të parë në ballon inauguruese të Trump.

Ata së bashku vallëzuan me  këngën e Frank Sinatras “My Way”.

Kjo këngë ishte bërë e famshme nga Sinatra në vitin 1969.

Image

Presidenti i ri i SHBA-ve, Donald Trump urdhrin e tij të parë që e ka nënshkruar është emërimi i gjeneralit në pension, James Mattis, për Sekretar të Mbrojtjes.

Gjenerali Mattis kishte udhëhequr marinën amerikane dhe është njëri nga personalitetet ushtarake më të respektuara në SHBA.

Presidenti i 45-të i SHBA-ve, Donald Trump bëri sot betimin mbi Bibël dhe mbajti fjalimin e tij të parë para Kapitolit në Uashington.

Fjalimi i plotë i Presidentit Trump:

Kreu i Drejtësisë  Roberts, President Carters, President Clinton, President Bush, President Obama,  amerikanë të dashur dhe njerëz të botës, ju faleminderit.

Ne qytetarët e Amerikës jemi bashkuar për një qëllim të vetëm, për të ndërtuar shtetin tonë dhe për t’ju dhënë shpresë njerëzve tanë, së bashku ne do ta caktojmë fatin e Amerikës dhe botës. Për shumë vite që do vinë, do të kemi sfida do të kemi vështirësi, por do ta kryejmë punën tonë. Çdo 4 vite do të mblidhemi këtu për ta bërë dorëzimin e pushtetit dhe jemi falënderues për Obamën dhe gruan e tij Michelle Obama, për punën e bërë, jeni të mrekullueshëm, faleminderit.

Ceremonia e sotme ka një domethënie të veçantë, sepse nuk është që ne vetëm e marrim pushtetin nga një administratë në tjetrën, po e marrim pushtetin dhe po e transferojmë nga  Washington D.C dhe  po ja u japim juve, njerëzve të Amerikës.

Për një  kohë shumë të gjatë një grup i vogël i njerëzve kanë udhëhequr Amerikën dhe  njerëzit e Amerikës nuk kanë dashur pasuritë e shtetit. Institucioni mbronte veten, por jo edhe qytetarët e Amerikës. Fitoret e tyre nuk kanë qenë fitoret e juaja, triumfet e tyre nuk kanë qenë triumfet e juaja dhe përderisa ata festonin, familjet amerikane kishin vështirësi në gjithë botën.

Kjo ndryshon gjithçka dhe do të ndryshojë që tani në këtë moment, sepse ky moment ju përket juve. Ju takon të gjithëve juve që jeni këtu dhe ata qe po na shikojnë nga gjithë Amerika. Kjo është dita juaj, festa juaj dhe Shtetet e Bashkuara janë shteti juaj.

Image

Ajo që ka rëndësi të madhe, është se nuk ka rëndësi cila parti e udhëheq qeverinë tonë, por ka rëndësi se cila qeveri është e udhëhequr nga njerëzit tanë.

20 janari 2017 do të mbahet në mend si dita kur njerëzit u bënë udhëheqësit e këtij shteti përsëri. Burrat dhe gratë e harruara të shtetit tonë nuk do te mbesin më të harruar. Të gjithë po ju dëgjojnë juve tani, dhjetëra e mijëra nga ju që po bëheni pjesë e një zhvillimi, që bota kurrë nuk ka parë më parë. Është e domosdoshme që një shtet të ekzistojë për t’i shërbyer popullit të vet. Amerikanët duan shkolla të mira për fëmijët e tyre, lagje të mira për familjet e tyre dhe punësim të mirë për vete. Këto janë kërkesa të drejta dhe të arsyeshme të publikut të gjerë dhe për qytetarët tanë ekziston një realitet ndryshe, nënat dhe fëmijët të zhytur në varfëri i japin një imazh ndryshe popullit tonë.

Ne jemi një popull dhe dhimbja e tyre është dhimbja jonë, ëndrrat e tyre janë ëndrrat tona dhe suksesi i tyre do të jetë suksesi jonë. Ne ndajmë një zemër, një shtëpi dhe një fat. Betimi i zyrës që po e marr sot është një betim i bashkimit për të gjithë amerikanët.

Ne kemi mbrojtur kufijtë e shteteve tjera, duke refuzuar që ta mbrojmë kufirin tonë dhe kemi shpenzuar biliona dollarë duke lënë infrastrukturën e Amerikës anash. Kemi bërë shtetet tjera të pasura  përderisa pasuria dhe fuqia e shtetit tonë është zbehur përtej horizontit. Kur Amerika është e bashkuar ajo është e pandalshme.

Nga kjo ditë do të jetë vetëm Amerika e para, çdo vendim me marrëdhëniet më jashtë. Mbrojtja do të bëjë që të ketë prosperitet më të madh, unë kurrë nuk do t’ju zhgënjej. Amerika do të fitojë sërish, do të fitojë si asnjëherë më parë, do të kthejmë punët, kufijtë dhe në do t’i kthejmë ëndrrat tona.

Ne do ndërtojmë rrugë të reja, autostrada, tunele dhe hekurudha në shtetin tonë të mrekullueshëm, do ta rindërtojmë shtetin tonë Amerikën me rregulla të thjeshta. Ne do të kërkojmë miqësinë e shteteve të tjera të botës, ne duam që të jemi shembull për të gjithë, ne do të shkëlqejmë, ne do të bëjmë aleanca të reja, do të luftojmë terrorizmin do ta zhdukim nga faqja e dheut.

Bibla na thotë “sa bukur është kur njerëzit e zotit jetojnë bashkë”, ne duhet që t’i diskutojmë mosmarrëveshje tona dhe gjithmonë të jemi solidar kur Amerika është e bashkuar, është absolutisht e pandalshme, ne do të jemi të mbrojtur nga zoti.

Ne duhet të ëndërrojmë akoma më shumë se një shtet, Amerika nuk do pranojë më amerikanë që vetëm flasin dhe nuk bëjnë asgjë. Koha e përjetimeve boshe ka kaluar, tash është koha e veprimeve, mos lejoni askënd që nuk mund të bëhet, shteti jonë do të prosperojë sërish.

Image

 

Përfundon ceremonia

Ka përfunduar ceremonia zyrtare e betimit të Presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili pasi dha betimin, në një fjalim prej 15 minutave premtoi zhvillim të Amerikës dhe hapje të vendeve të punës.

Presidenti Amerikan premton punë për amerikanët

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pas dhënies së betimit, në fjalën si Presidenti i SHBA-ve tha se do të jemi shembull për të gjithë dhe bota do të marrë shembull nga SHBA-të dhe premtoi vende të reja pune dhe ndërtim të Amerikës.

“Ceremonia e sotme ka shumë kuptim, jo vetëm transferimin paqësor të pushtetit. Ne sot jemi duke transferuar fuqinë nga Uashington DC tek njerëzit”, tha Trump dhe shtoi se data 20 janar, do të mbahet mend, si dita kur amerikanët u bën sërish udhëheqës të shtetit të tyre.

“Sot gjithçka ndërron, sepse ky moment ju takon ju. Kjo është dita juaj dhe SHBA është shteti juaj. Qeveria jonë kontrollohet nga njerëzit”.

Ai premtoi se do të krijojnë aleanca të reja dhe do të luftojnë kundër terrorizmit dhe premtoi se i ashtuquajturi Shteti Islamik do të marrë fund.

“Unë Donald John Trump, solemnisht betohem se do ta kryej detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara me besnikëri, dhe do ta jap më të mirën time që ta mbroj dhe ruaj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, Zot më ndihmo”, janë fjalët që Trump i tha para shefit të Gjykatës amerikane në betimin e tij si Presidenti i 45-të i SHBA-ve.

Donald Trump është betuar si president i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Para tij është betuar edhe Mike Pence si zëvendëspresident në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të 45-të të SHBA-ve.

Image

Betohet Mike Pence si zëvendëspresident i SHBA-ve

Mike Pence është betuar  si zëvendëspresident në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të 45-të të SHBA-ve.

Presidenti Donald Trump arrin në ceremoninë e inaugurimit

Barack Obama dhe Donald Trump brenda Capitol Hill

Image

Protestë e dhunshme kundër inaugurimit të Donald Trump

Kanë shpërthyer çrregullime në Uashington mes sigurisë së madhe në prag të inaugurimit të Donald Trump. Një grup i protestuesve të maskuar, disa mbanin flamuj me simbolin anarkiste, u filmuan duke thyer dritare, vraponin nëpër rrugë dhe përlesheshin me policinë, shkruan The Independent.

Një njeri i veshur me të zeza theu dritaren e një McDonald-i me një çekiç, ka pasur edhe raporte të pakonfirmuara të grabitjes. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit, të cilët janë larguar menjëherë nga radhët e oficerëve.

Disa grupe ishin zotuar të prishin ceremoninë e inaugurimit, duke u përpjekur për të bllokuar mbajtësit e biletave të hyrjeve.

Image

Obama në Twitter: Unë besoj në ju

Presidenti Barack Obam bëri një thirrje emocionale tek amerikanët dhe publikoi faqen e tij Obama.org në publikimet e tij të fundit në Twitter nga llogaria e tij zyrtare si president.

Në një seri mesazhesh ai shkroi për qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë:

“Ka qenë nderi i jetës sime t’iu shërbej juve. Ju më keni bërë prijës dhe njeri më të mirë”.

“Nuk do të ndalem: Do të jem bashkë me ju si një qytetar, i frymëzuar nga zërat tuaj të së vërtetës dhe drejtësisë, humorit të mirë dhe dashurisë”.

“Teksa vazhdojmë përpara, dua që hapat tonë të parë të reflektojnë atë që ka më shumë rëndësi për ju. Ndani mendimet tuaja me mua në Obama.org”.

“Po u kërkoj ende që të besoni – jo në aftësinë time që të sjell ndryshimin, por në aftësinë tuaj. Besoj në ndryshime sepse besoj në ju”.

Image

 

Hillary arrin në Shtëpinë e Bardhë

Ish kandidatja e Partisë Demokratike Hillary Clinton ka arritur në Shtëpinë e Bardhë në inaugurimin e presidentit Donald Trump.

Hillary në inaugurim erdhi në përcjellje të burri të saj, ish-presidentit Bill Clinton.

Është tradicionale në SHBA që ish-presidentët të marrin pjesë në inaugurimin e ri.

Gjithashtu në inaugurimin e Trump përveç Barack Obamas që e ka pritur në Shtëpinë e Bardhë do të jetë edhe Clinton, Bush dhe Carter.

Image
Ish kandidatja e Partisë Demokratike Hillary Clinton arrin në Shtëpinë e Bardhë

Obama e lë zyrën Ovale, i lë letër Trumpit

Presidenti amerikan në largim Barack Obama për herë të fundit ka dalë nga zyra Ovale, dhoma e punës e presidentit amerikan, disa ora para inaugurimit të pasardhësit të tij Donald Trump.

Obama në zyrën Obale, në karrigen e vjetër që nga shekulli XIX që e kanë shfrytëzuar shumë presidentë, I la Trumpit një letër, transmeton AFP, me sqarimin se është në traditë të presidentit në shkuarje i ka lënë porosi personale pasardhësit të tij.

Image
Barack Obama për herë të fundit ka dalë nga zyra Ovale

Fjalët e fundit nga presidenti Obama për Amerikën

Presidenti Barack Obama teksa doli nga zyra ovale e presidentit për herë të fundit, la një letër për Donald Trump mbi tryezën e tij dhe u nis për të shkuar drejt Rezidencës.

Ai ishte optimist, duke qeshur dhe pa asnjë frikë në lidhje me njeriun që do të takonte dhe shoqëronte në kryeqytetin e SHBA-ve.

“A po ndjeheni nostalgjik”, e pyeti një gazetar.

“Natyrisht”, tha Presidenti.

“Ndonjë fjalë të fundit për njerëzit e Amerikës?”, pyeti një tjetër.

“Faleminderit”, tha ai.

Barack dhe Michelle Obama mirëpresin presidentin e ri

Presidenti Barack Obama dhe zonja e parë Michelle Obama, kanë mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë presidentin e 45-të të SHBA-ve, Donald Trump dhe zonjën e parë, Ivanka Trump.

Trump arrin në Shtëpinë e Bardhë bashkë me bashkëshorten e tij, Melania Trump

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, sapo ka arritur në Shtëpinë e Bardhë bashkë me bashkëshorten e tij, Melania Trump.

Republikani Donald Trump sot jep betimin e tij për presidentin e 45-të të SHBA-ve në një ceremoni madhështore në Washington.

“Më vjen mirë që u takuam. Urime”, i tha Obama Trump-it në hyrje të Shtëpisë së Bardhë.

“Fantastike”, ia ktheu Donald Trump.

Gjatë ceremonisë, administrata e re do të jap betimin, presidenti Trump do të mbajë fjalim për mandatin e tij 4 vjeçar dhe do të vazhdojë me paradë deri tek Shtëpia e Bardhë.

Obama: Ishte privilegj t'ju shërbej

Presidenti në largim, Barack Obama, i është drejtuar popullit amerikan me anë të Twitter, me fjalët "Ishte privilegj t'ju shërbej".

Të pranishmit në inaugurim

Shumë prej tyre jo vetëm që nuk ishin dakord me të, por edhe e kritikuan ashpër, sidomos në ditët më të nxehta të fushatës.

U kritikua për premtimet për ekonominë, për murin me Meksikën, qëndrimin ndaj emigracionit, mohimin e ngrohjes globale dhe për sinjalet afruese me Rusinë.

Por në inaugurimin e Donald Trump, zërat kryesorë të këtyre kritikave do të jenë të pranishëm, duke nisur që nga vetë Hillary Clinton, rivalja e tij në zgjedhjet e nëntorit së bashku me Bill Clinton.

Në ceremoni do të marrin pjesë gjithashtu ish-presidentë dhe Zonjat e Para, përfshi edhe George W.Bush dhe Laura Bush.

I vetmi që do të mungojë është 92-vjeçari George Bush Senior, aktualisht i shtruar në spital për probleme të frymëmarrjes. 

Në plate do të ketë edhe anëtarë të Kongresit, ndërsa më shumë se 50 demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve, kanë vendosur ta bojkotojnë eventin.  

Ky është teksti i betimit të Donald Trump-it si President

“Unë Donald J. Trump, solemnisht betohem se do ta kryej detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara me besnikëri, dhe do ta jap më të mirën time që ta mbroj dhe ruaj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, Zot më ndihmo”, janë fjalët që Trump do t’i thotë në ditën që do të inaugurohet si President i ri i SHBA-ve.

Inaugurimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, është emërimi zyrtar i tij për mandatin e ri në zyrën presidenciale.

 Betimi është i vetmi detyrim pjesë e inaugurimit, që administrohet nga kreu i Gjykatës Supreme në shkallët e ndërtesës së Kapitolit në Uashington.

 Përgjatë viteve, traditat e inaugurimeve presidenciale kanë ndryshuar dhe tash e sa kohë, në ceremoninë inauguruese Presidenti mban një fjalim dhe më pas organizohet një drekë në Shtëpinë e Bardhë.

Që prej vitit 1937, çdo inaugurim është mbajtur më 20 janar në mesditë. Nëse data 20 janar rastisë të jetë e diel, Presidenti betohet privatisht e më pas edhe në një ceremoni publike në ditën e ardhshme.

Trump do të betohet po ashtu nga ndërtesa e Kapitolit, në mesditën e 20 janarit.

Presidenti do ta ngrejë dorën e tij të djathtë, dhe të majtën do ta vendosë mbi Bibël e para kreut të Gjykatës Supreme, do ta thotë betimin.

“Unë Donald J Trump, solemnisht betohem se do ta kryej detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara me besnikëri, dhe do ta jap më të mirën time që ta mbroj dhe ruaj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, Zot më ndihmo”, kanë fjalët që Trump do t’i thotë në ditën që do të inaugurohet si President.

Ky është teksti i betimit të Donald Trump-it si President

“Unë Donald J. Trump, solemnisht betohem se do ta kryej detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara me besnikëri, dhe do ta jap më të mirën time që ta mbroj dhe ruaj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, Zot më ndihmo”, janë fjalët që Trump do t’i thotë në ditën që do të inaugurohet si President i ri i SHBA-ve.

Inaugurimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, është emërimi zyrtar i tij për mandatin e ri në zyrën presidenciale.

 Betimi është i vetmi detyrim pjesë e inaugurimit, që administrohet nga kreu i Gjykatës Supreme në shkallët e ndërtesës së Kapitolit në Uashington.

 Përgjatë viteve, traditat e inaugurimeve presidenciale kanë ndryshuar dhe tash e sa kohë, në ceremoninë inauguruese Presidenti mban një fjalim dhe më pas organizohet një drekë në Shtëpinë e Bardhë.

Që prej vitit 1937, çdo inaugurim është mbajtur më 20 janar në mesditë. Nëse data 20 janar rastisë të jetë e diel, Presidenti betohet privatisht e më pas edhe në një ceremoni publike në ditën e ardhshme.

Trump do të betohet po ashtu nga ndërtesa e Kapitolit, në mesditën e 20 janarit.

Presidenti do ta ngrejë dorën e tij të djathtë, dhe të majtën do ta vendosë mbi Bibël e para kreut të Gjykatës Supreme, do ta thotë betimin.

“Unë Donald J Trump, solemnisht betohem se do ta kryej detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara me besnikëri, dhe do ta jap më të mirën time që ta mbroj dhe ruaj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, Zot më ndihmo”, kanë fjalët që Trump do t’i thotë në ditën që do të inaugurohet si President.

Reuters: Shtohen masat e sigurisë

Përreth Shtëpisë së Bardhë dhe Capitol janë shtuar masat e sigurisë. Rrugët, jo larg shtëpisë presidenciale janë bllokuar me autobus të zbrazët e automjete, ku shihen edhe pika kontrolli në të cilat pjesëtarët e organeve të sigurisë dhe ata të Gardës Kombëtare kontrollojnë çantat e kalimtarëve.

Image

Amerikanët sot kanë pushtuar rrugët e Washington D.C për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shumë prej tyre sot kanë vendosur kapela ngjyrë të kuqe me mbishkrimin “Ta bëjmë Amerikën të mrekullueshme prapë”, mirëpo jo vetëm kaq ata sot i kanë shtuar edhe mbishkrimin “ Zoti, Armët dhe Trump”.

Image

Republikani Donald Trump në ditën e sotme do të bëj betimin si President i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Trump, në llogarinë e tij zyrtare në Twitter ka shkruar: “Gjithçka fillon sot! Do të shihemi në ora 11:00 të mëngjesit për betimin. Lëvizja vazhdon – puna fillon!.

Image
 

Mike Pence sot ndjehet krenar

Zëvendëspresidenti i ri amerikan, Mike Pence, përmes një postimi në Twitter, tha se ndjehet i nderuar që do të qëndrojë përkrah Donald Trump.

Amerika nga sot ka Trumpin zot shtëpie

Kjo është një ditë historike për Amerikën, republikani Donald Trump bënë betimin si President i 45-të i Shteteve të Bashkuara.

Procedurat zyrtare, të cilat fillojnë në mesditë me kohën në Amerikë, do të përmbyllen me adresimin e parë për kombin nga presidenti i ri. 
Linku më poshtë përcjell direkt ngjarjen e Inaugurimit të Presidentit të ri të Amerikës.

Donald Trump dhe familja e tij gjatë arritjes në Kishë

Kornizat boshe në Shtëpinë e Bardhë

Në korridoret e Shtëpisë së Bardhë, janë hequr fotografitë e presidentit Barack Obama, ndërsa priten të vendosen ato të Donald Trump.

Protesta kundër Trumpit president

Duke mbajtur pankartat me mbishkrime "Le të triumfojë liria" dhe "Lirojeni Palestinën", protestuesit po brohorasin për barazi kundër presidentit të 45-të të SHBA-ve, Donald Trump.

Shumë prej tyre janë vendosur edhe pranë vendit ku do të mbahet ceremonia e inaugurimit, me veshje ngjyrë portokalli që ngjasojnë në të burgosurit amerikanë në Guantanamo.

Disa protestues kanë premtuar se do të bëjnë çmos për të penguar ceremoninë e inaugurimit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat