Trump ridizenjon skenarët: Kështu nga sot ndryshon bota

Amerika

Trump ridizenjon skenarët: Kështu nga sot ndryshon bota

Nga: Fausto Biloslavo Më: 20 janar 2017 Në ora: 18:19
Donald Trump

Që nga sot, bota ndryshon me Donald Trump-in në Shtëpinë e Bardhë.

Ndryshimi i parë krahasuar me administratën Obama do të jetë qetësimi i klimës së gjatë të “Luftës së Ftohtë” me Rusinë.

Nuk është sekret që “cari” Vladimir Putin dhe The Donald pëlqehen.

Uashington-i mund të gjejë mirëkuptim solid me Moskën, duke u bazuar te lufta kundër terrorizmit.

Presidenti i ri i SHBA-ve gjithmonë e ka thënë se dëshiron që të dërgojë në ferr Shtetin Islamik duke e bombarduar.

Rusët, me të cilët janë bashkuar edhe turqit, po e bëjnë diçka të tillë.

Amerikanët mund të bashkohen me ta për ta fshirë përfundimisht Kalifatin.

Truri i aleancës së madhe për të shkatërruar njëherë e përgjithmonë terrorizmin është këshilltari për sigurinë kombëtare, gjenerali në pension, Michael Flynn. Por si shkëmbim, Kremlini kërkon që të hiqen sanskionet për aneksimine Krimesë.

Trump-it as që i bëhet vonë fare për Ukrainën, vendet Balltike apo për lindjen e Europës, të cilat e kanë frikë ariun rus.

Presidentit të ri më shumë i intereson që të reformojë NATO-n, të konsideruar si të vjetërruar, të paktën nga pikëpamja e impenjimit në terma si njerëz, mjete dhe para të shpenzuara, shumica e të cilave përballohen nga SHBA-të, krahasuar me aleatët europianë.

Detyra për të mbyllur klimën e luftës së ftohtë me Moskën do t’i takojë sekretarit të Shtetit Rex Tillerson, i cili gjithnjë ka pasur raporte të mira me Putin-in.

Bashkimi Europian do të anashkalohet nga Trump-i, i cili shikon me sy të mirë dajljen e Britanisë nga unioni dhe u prit me ovacione nga populistët e kontinentit të vjetër.

Tani terreni më i ashpër i përplasjes do të jetë Azia, ku tensionet me Pekinin kanë nisur.

Kërcënimet për masa të tjera të forta për produktet kineze dhe telefonata pas zgjedhjes me presidenten e Taivanit, që tërboi drejtuesit e partisë komuniste, janë vetëm fillimi.

Dy raketat ballistike, që mund të mbajnë koka bërthamore, të përgatitura nga regjimi stalinsit i Koresë se Veriut për të përshëndetur zgjedhjen e Trump-it, thjesht sa e gudulisin Shtëpinë e Bardhë, që është e vendosur të çojë flotën detare në Paqësor.

Kjo është pikërisht ajo që seketari i Mbrojtjes, James Mattis, i cili kur komandonte marinsat njihej me nofkën “qeni i çmendur”, dëshiron që të dëgjojë.

Nëse bota nuk do të jetë si më parë, Lindja e Mesme rrezikon një tërmet me ciklonin Trump.

Ish- gjenerali Mattis dhe shefi i ri i CIA-s, Mike Pompeo, nuk e kanë me sy aspak të mirë Iranin.

Ideja e Trump-it është që të ridiskutojë edhe njëherë marrëveshjen bërthamore, e cila konsiderohet si mjaft e butë.

Ai duhet që të bëjë llogaritë edhe me Pasdaran-in (Garda revolucionare iraniane) dhe me milicitë shiite, që gjithashtu luftojnë kundër terroristëve të Shtetit Islamik.

Dhe nëse presidenti e zhvendos ambasadën nga Tel Avivi në Jeruzalem, ashtu siç ka thënë më parë, atëherë palestinezët do të nisin një tjetër intifada (rebelim të armatosur).

Amerika Latine duke nisur nga Meksika, që tani është e alarmuar nga linja e ashpër e Trump-t.

Por më shumë nga të gjithë, regjimi kubanez duhet t’ia ketë më shumë frikën.

Hapja e Obamës me shtetin komunist konsiderohet si një gjysmë tradhti.

Miliarderi që ka marrë Shtëpinë e Bardhë e ka bërë të qartë se dëshiron hapa të vërtetë, si dhe liri e reforma drejt demokracisë.

Më shumë se sa izolues, është unilateral dhe mbrojtës në emër të sloganit që e bëri të fitonte zgjedhjet: “Make America great again” (Bëjeni Amerikën të madhe sërish”.

Për këtë arsye i konsdieron Kombet e Bashkuara një klub për njerëzit që takohen, bisedojnë dhe dëfrehen mes tyre. Por që nga sot, bota ka ndryshuar./tema

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat