Ja edhe sa kohë Barack Obama do qëndrojë në Washington

Amerika

Ja edhe sa kohë Barack Obama do qëndrojë në Washington

Nga: Fitim Dika Më: 20 janar 2017 Në ora: 23:31
Barack Obama

Barack Obama mbajti detyrën e presidentit amerikan për tetë vjet me radhë, por çfarë do bëjë ai tani që la Shtëpinë e Bardhë dhe ku do jetojë?

Barack Obama do qëndrojë në Washington sëpaku edhe për 2.5 vitet e ardhshme. Kjo do u mundësonte vajzave të tij të mos ndryshojnë edhe njëherë shkollën. Rroga e tij prej 200.000 dollarëve në vit mbetet në fuqi, ndërsa presidentët e dikurshëm gjithashtu fitojnë të ardhura të majme nga ligjeratat nëpër universitete të ndryshme, informon botasot.info.

Obama konkretisht nuk ka treguar se çfarë do bëjë pasi të lë Shtëpinë e Bardhë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat