Ekspertja zbulon të vërtetën e takimit Obama-Trump në Shtëpinë e Bardhë

Amerika

Ekspertja zbulon të vërtetën e takimit Obama-Trump në Shtëpinë e Bardhë

Nga: A.Zh Më: 21 janar 2017 Në ora: 15:55
Familja Obama dhe Trump dje në Shtëpinë e Bardhë

Kemi parë shumë nga ceremonia e përurimit të presidentit të 45-të të SHBA-ve Donald Trump.

Por, ekspertët e gjuhës së trupit kanë analizuar për “Daily Mail” veshjet dhe gjestet e çiftit Obama, Trump dhe Clinton, përcjell Bota sot.

Ekspertja Patti Wood, ka thënë se demokratja Hillary Clinton kishte një fytyrë të guximshme të premten pasdite, derisa shoqëroi burrin e saj Bill në inaugurimin e biznesmenit, i cili e mposhti para dy muajsh në zgjedhjet presidenciale.

Image

Sipas Patt, megjithëse Hillary mund të dukej e qetë, madje pati moment edhe kur buzëqeshi, ajo në të vërtetë ishte mjaft e frikësuar. Kjo pasi për amerikanët e djeshmja ishte një ditë e madhe, dhe të gjithë frikësoheshin se çfarë mund të ndodhte.

Image

Wood gjithashtu vuri në dukje se ka pasur një lidhje të vërtetë mes Barack dhe Michelle Obama dhe Melania Trump, e cila dukej e dashur me çiftin.

Ekspertja vlerëson se dukja e saj ishte e ngrohtë dhe poashtu përshëndetja në derë në Shtëpinë e Bardhë.

Image

Ndërkohë, vetë Presidenti Trump ishte pak egoist sipas Wood, sidomos kur ishte fjala për mënyrën se si ai e trajtoi gruan e tij, por është e qartë se ai e respekton Barack Obamën, përcjell Bota sot.

Image

Sipas Wood, Barack dhe Michelle edhe në paraqitjen e fundit si çift presidencial, dëshmuan se kanë një lidhje të vërtetë, të ndërtuar mbi respekt reciprok.

“Marrëdhënia mes Barack dhe Michelle Obama është po aq e përsosur sa shfaqet edhe në gjuhën e tyre të trupit”, tha Wood.

Image

Sa i përket pritjes tek dera në Shtëpinë e Bardhë, Wood vuri në dukje se Obama-t e kishin vërejtur se Melania ishte e nervozuar, dhe për këtë arsye i kanë dhënë një buzëqeshje për t’i ndihmuar asaj.

Ndërsa, gjestin e Barack-ut, i cili dhuratën që Melania ia solli gruas së tij, e futi brenda në shtëpi, Wood e ka cilësuar si magjik.

Ekspertja gjithashtu ka komentuar edhe daljen e Donald Trump-it dhe bashkëshortes së tij nga makina, duke thënë se këtu Trump u tregua egoist i vërtet.

"Është interesante që Trump doli nga makina dhe u nis drejt shkallëve për të shtrënguar duart, në vend që të ndihmonte  gruan e tij për të dalë nga makina", tha Wood.

Image

"Ai mund të kishte mbajtur edhe krahun e saj për të ndihmuar atë deri tek shkallët. Po, ai është gati të jetë president, por ka rregulla të mirësjelljes, dhe ai nuk tregoi aspak ngrohtësi në asnjë moment ndaj gruas së tij”, vazhdoi tutje Wood.

Ndërkohë, Wood ka theksuar se Donald Trump gjatë ditës së premtes, ka treguar se ai e respekton ish presidentin Obama.

Image

'Trump dukej i qetë kur ai përshëndeti Obaman. Fytyra e tij ishte e qetë dhe e hapur ", tha Wood.

"Ky është një tregues i respektit, dhe tregon se ai nuk ka dëshirë për të dominuar”, ka shtuar ajo./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat