Trump, mediave: S’do t’ju tregoj çfarë letre të mrekullueshme më ka shkruar Obama

Amerika

Trump, mediave: S’do t’ju tregoj çfarë letre të mrekullueshme më ka shkruar Obama

Më: 22 janar 2017 Në ora: 21:54
“Sapo shkova në Zyrën Ovale dhe gjeta këtë letër të mrekullueshme nga President Obama”, tha Trump të shtunën.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë shaka duke thënë se nuk do t’i tregojë shtypit se çfarë i ka shkruar Barack Obama, në letrën që tradicionalisht presidentët amerikanë ia lënë njëri tjetrit.

“Sapo shkova në Zyrën Ovale dhe gjeta këtë letër të mrekullueshme nga President Obama”, tha Trump të shtunën.

“Ishte më të vërtetë nga ana e tij dhe do ta ruajmë me fantazim. Madje nuk do ta ndajmë as me mediat se çfarë është shkruar në këtë letër”.

Njëjtë si Obama Trump-it, edhe Bush ia kishte lënë një letër Obamës ku i thoshte se i tërë vendi dhe zoti janë me të.

Po ashtu, edhe Bill Clinton i kishte lënë Bush-it një letër ku i thoshte se do të lutej për të dhe për familjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat