Komisionet e Senatit iu japin përkrahje edhe dy nominimeve tjera të Trump

Amerika

Komisionet e Senatit iu japin përkrahje edhe dy nominimeve tjera të Trump

Më: 24 janar 2017 Në ora: 19:39
Wilbur Ross

Një panel i Senatit i ka dhënë përkrahje nominimit të Wilbur Ross për postin e udhëheqësit të Departamentit të Tregtisë.

79 vjeçari Ross, është tregtar i specializuar në blerjen e kompanive që kanë vështirësi, por të cilat ende mund të gjenerojnë përfitime.

Ai njihet personalisht me presidentin e ri Trump që 20 vjet, të cilin e ka përkrahur prej fillimit të fushatës zgjedhore presidenciale.

Një nga komisionet e Senatit i kanë dhënë përkrahje edhe një tjetër nominimi të presidentit Trump, pikërisht Elaine Chao për postin e shefes së Departamentit të Transportit.

Konfirmimi përfundimtar i Chao dhe Ross në këto poste do të bëhet nga një votim në Senat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat