Vriten dy gazetarë gjatë transmetimit “live”

Amerika

Vriten dy gazetarë gjatë transmetimit “live”

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 10:55
Pamje nga vendi ku u vranë gazetarët

Dy gazetarë u vranë gjatë një transmetimi live në një radio në Republikën Domenikane.

Për këtë tashmë janë arrestuar tre persona.

Një nga gazetarët gjatë kësaj kohe ishte duke filmuar show-un e tij në Facebook live, kur ai u qëllua për vdekje.

Videoja që e shpalos këtë moment tregon se transmetimi “live” ndërpritet nga një e shtënë zjarri derisa dëgjihet një grua në panik duke bërtitur “të shtëna”.

Dy gazetarët e vrarë ishin prezantuesi, Luis Manuel Medina dhe producenti i radios, Leo Martinez.

Gjatë këtyre të shtënave është lënduar edhe një grua. Për personat e arrestuar akoma nuk është ngritur akuza.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat