Sekretari i ri amerikan i mbrojtjes ka deklaruar se NATO është "shtylla themelore" e bashkëpunimit trans-atlantik.
James Mattis, këto deklarata i bëri në takimin e parë me ministrat e mbrojtjes në selinë e Aleancës së Atlantikut në Bruksel.
Riafirmimi i angazhimit amerikan në aleancë vjen pas komenteve përçmuese të presidentit Donald Trump.
Por Mattis përsëriti edhe deklaratën e Trump se shumë vende të NATO-s kanë rritur shpenzimet ushtarake.
Takimi vjen në mes shqetësimit rreth lidhjeve të administratës së re me Rusinë.