Mattis thotë se Trump e mbështet NATO-n

Amerika

Mattis thotë se Trump e mbështet NATO-n

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 17:48
Sekretari amerkan i Mbrojtjes, James Mattis. Mynih, 17 shkurt 2017.

Sekretari amerkan i Mbrojtjes, James Mattis, tha se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, “ka hedhur mbështetje të plotë pas NATO-s” dhe përsëriti thirrjet për aleancën që të ndajë barrën financiare.

Mattis i bëri këto komente në Konferencën për Sigurinë në Mynih.

Ai e siguroi audiencën se Shtetet e Bashkuara “nuk do të struken nga angazhimi për të siguruar liri për brezin e ardhshëm”.

Liderët evropianë janë të shqetësuar, pasi presidenti Trump e ka cilësuar NATO-n si organizatë të vjetëruar dhe ka akuzuar vendet anëtare se nuk shpenzojnë sa duhet për mbrojtjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat