Mbështetësit e Presidentit amerikan, Donald Trump, janë mbledhur sot në Kullën Trump në New York, në Washington Monument dhe disa qytete të tjera.
Manifestimi i tyre është quajtur “Marsh për Trump”.Pjesëmarrësit e marshit duan që me këto tubime të demonstrojnë unitetin e tyre dhe të shprehin revoltën siç thanë kundër atyre që janë duke u përpjekur për të sabotuar vizionin e vendit.