SHBA dërgon edhe 1.000 ushtarë në kundërofensivën kundër ISIS-it?

Amerika

SHBA dërgon edhe 1.000 ushtarë në kundërofensivën kundër ISIS-it?

Më: 11 mars 2017 Në ora: 15:15
Ushtria amerikane

Plani i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në kundërvënien ndaj Shtetit Islam në Siri dhe Irak, përfshin edhe dërgimin e një mijë ushtarëve tjerë në Kuvajt, kanë bërë të ditur shtunën zyrtarë të ushtrisë amerikane.

Zëri i Amerikës transmeton se plani i ri pret miratimin nga ana e administratës, por ushtarët amerikanë nga Ekipi luftarak i Brigadës së Dytë të divizionit 82 të parashutistëve, të stacionuar në Fort Brag në Karolinën Veriore tashmë kanë marrë lejen për shpërndarje nga drejtuesit ushtarakë, sapo që plani të jetë nënshkruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat