Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi të hënën se në kuadër të sistemit shëndetësor, të propozuar nga republikanët, dhe i cili duhet të zëvendësojë sistemin shëndetësor të ish-presidentit Barack Obama “Obamaker”, amerikanët mund të zgjedhin pakon shëndetësore dhe mjekun që e dëshirojnë.
Sipas fjalëve të tij, numri i pakove për shfrytëzuesit do të rriten me ndryshimet e ligjit dhe ka shtuar se nëse republikanët nuk e ndryshojnë sistemin e tanishëm shëndetësor, ai do “ta godasë vetveten”, transmeton AP.
“Janë të nevojshme një ose dy vjet që çmimi i sigurimit shëndetësor të lirohet”, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë në takim me personat që janë të pakënaqur me “Obamaker”.
Trump sistemin shëndetësor të ish-presidentit Obama e krahasoi me popullaritetin e tij dhe tha se pas shkuarjes së tij njerëzit po e dëshirojnë, ndërsa derisa ishte presidenti nuk e donin.
“Kur shkoi njerëzit e donin, kur ishte president nuk e kanë dashur edhe aq shumë. Kjo është natyra njerëzore”, ka thënë Trump duke shtuar se mediat po krijojnë një pamje se ligji aktual është i shkëlqyeshëm..