SHBA: Autorët e rrjedhjeve të dokumenteve janë armiq të shtetit

Amerika

SHBA: Autorët e rrjedhjeve të dokumenteve janë armiq të shtetit

Më: 15 mars 2017 Në ora: 22:48
Thomas Bossert

Autorët e rrjedhjeve të dokumenteve të klasifikuara janë armiq të shtetit amerikan, theksoi sot një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.

Thomas Bossert, këshilltar i Presidentit Donald Trump për çështjet e sigurisë së brendshme dhe kundërterrorizmit, konfirmoi se administrata nuk ka asnjë tolerancë për autorët e rrjedhjes së dokumenteve të klasifikuara.

“Ne duhet të gjejmë personat që janë autorë dhe t’i nxjerrim para drejtësisë dhe do të jemi shumë të vendosur”, deklaroi ai në një konferencë për sigurinë organizuar nga qendra e reflektimit CSIS (Center for Strategic and international Studies) në Uashington.

“Ata që kanë marrë gjëra që nuk duhet t’i merrnin, si Edward Snowden dhe të tjerë, janë armiq absolut të shtetit tonë. Ata duhen arrestuar dhe dënuar”, shtoi ai.

“Nuk ka asnjë tolerancë për këtë. As Presidenti Trump”, theksoi ai.

Donald Trump dënoi rrjedhjet në shtyp duke përmendur kontaktet mes disa prej bashkëpunëtorëve të afërt dhe zyrtarëve rusë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat