Dy agjentë janë nën hetime për shkak të nipit të Trumpit

Amerika

Dy agjentë janë nën hetime për shkak të nipit të Trumpit

Më: 18 mars 2017 Në ora: 17:53
Presidenti amerikan Donald Trump me familje

Kundër dy agjentëve të shërbimit sekret amerikan do të fillojnë hetime të brendshme për shkak të sjelljes në kohën kur javën e kaluar siguruan nipin e presidentit amerikan Donald Trump.

Siç transmeton CNN, dy agjentët e caktuar për të ruajtur nipin e Trump janë nën hetime, e cila do të përfshijë edhe fotografitë të cilat ata mund t’i kenë bërë derisa po vozitnin fëmijën, në Nju Jork javën e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat