SHBA-të i dhurojnë ushtrisë së Bosnjës 24 automjete ushtarake

Amerika

SHBA-të i dhurojnë ushtrisë së Bosnjës 24 automjete ushtarake

Më: 23 mars 2017 Në ora: 22:09
Automjeti ushtarak "Humvee"

Shtete e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Ushtrisë së Bosnjës e Hercegovinës 24 automjete ushtarake të llojit "Humvee", si donacion për të rritur kapacitete e saj mbrojtëse.

Ministrja e Mbrojtjes së BeH-së, Marina Pendes falënderoi SHBA-të për dhurimin e automjeteve, të cilat sipas saj paraqesin një platformë për të përmirësuar forcën mbrojtëse, operacionet e zbulimeve dhe operacionet taktiko-sulmuese, raportojnë mediat lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat