Rajan: Republikanët vazhdojnë të punojnë për zëvendësimin e Obamacare

Amerika

Rajan: Republikanët vazhdojnë të punojnë për zëvendësimin e Obamacare

Më: 28 mars 2017 Në ora: 18:32
Kryetari i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit amerikan, republikani Pol Rajan

Kryetari i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit amerikan, republikani Pol Rajan ka thënë të martën se deputetët e Partisë Republikane do të vazhdojnë të punojnë në reformimin e sistemit shëndetësor, pavarësisht humbjes së rëndë në lidhje me këtë çështje javën e kaluar.

Ai megjithatë nuk ka dhënë detaje dhe afate kohore, dhe as sa i përket asaj se si do të tejkalohen ndarjet ndërmjet republikanëve për zëvendësimin e sistemit, të cilin e vendosi ish-presidenti Barack Obama, transmeton AP.

Për shkak të mungesës së mbështetjes në Dhomën Përfaqësuese, pavarësisht presionit të presidentit Donald Trump, Rajan të premten tërhoqi propozimin nga votimi.

Shumica e republikanëve nuk dëshirojnë heqjen e plotë të Obamacare, para se të bëhet gati sistemi i ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat