SHBA shqyrton taktikën e dezinformatave ruse

Amerika

SHBA shqyrton taktikën e dezinformatave ruse

Më: 30 mars 2017 Në ora: 16:42
Senati amerikan

Këshilli për çështje të inteligjencës i Senatit amerikan do të shqyrtojë të enjten se si Rusia ka përdorur teknologjinë për ndikimin e pohuar në zgjedhjet presidenciale dhe përhapjen e dezinformatave në SHBA dhe Evropë.

Senatori amerikan, Mark Vorner tha se disa taktika, të cilat Rusia i ka përdorur për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale, duhet të shkaktojnë të rrëqethura te secili që beson në demokracinë amerikane.

“Jetojmë në botën ku interneti jep mundësi për kërcënime të mëdha për demokracinë tonë”, ka thënë Voren.

Dyshimet se rusët kanë tentuar të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale amerikane janë paraqitur para se zgjedhjet të mbaheshin në nëntor.

Ndryshe, njëzet persona deri më tash janë ftuar të japin deklarata para këshillit, në mesin e tyre edhe dhëndri i presidentit Trump, Xhered Kushner.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat